(VIDEO) Bislimovski: Nëse pranohen kërkesat e kompanive energjia elektrike mund të shtrenjtohet për 27%

by admin
Spread the love

Kompanitë MEMO, MEPSO dhe Elektrodistribuimi kanë paraqitur kërkesa për çmimin e ri të energjisë elektrike pas vitit të ri. Siç informon kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, nëse pranohen kërkesat e të gjithëve, faturat e energjisë elektrike do të rriten për 27%. KRRE  është duke i analizuar kërkesat dhe presin që në fund të javës së ardhshme t’i vendosin çmimet për MEPSO-n për trasmetimin, për MEMO-n për organizimin e tregut dhe për Elektrodistribuimin për shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët. Elektranat e Maqedonisë së Veriut  kanë ofruar 57 euro në vend të 53 euro për megavat orë dhe në vend që të sigurojë 100% të totalit të konsumatorëve, do të sigurohet 95%, njoftoi Bislimovski.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR TË ENERGJETIKËS

“Sipas ndryshimeve në Ligjin për Energjinë, furnizuesi universal do të bëjë llogaritjet dhe do t’i dorëzojë për kontroll tek komisioni rregullotar i energjetikës. Në atë kontroll ne kemi të drejtë të marrim një vendim të veçantë me vëzhgime të përcaktuara saktë. Do të jemi sa më transparent për çdo vendim që do të marrim”.

Bislimovski dha më shumë detaje në lidhje me tarifën e re “qasje në rrjet” që do t’i shtohet disa faturave të energjisë elektrike. Ai sqaroi se ajo do të jetë e destinuar kryesisht për pronarët e shtëpive të pushimit apo të shtëpive të braktisura në zonat malore dhe rurale, pra prona të njerëzve që prej vitesh ndodhen jashtë vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like