(VIDEO) Besimtarët ortodoks festojnë krishtlindjet, urojnë krerët e shtetit

by admin
Spread the love

Më 7 janar besimtarët ortodoksë kremtojnë Krishtlindjen. E krerët më të lartë shtetëror, urojnë qytetarët e besimit ortodokos për këtë festë.

Këtë vit Krishlindja festohet në kohë të një pasigurie të madhe, frike, vuatje njerëzore, të shkaktuara nga lufta, kriza dhee padrejtësia njerëzore, thotë i pari i shtetit Stevo Pendarovski.

Stevo Pendarovski, president

“Me solidaritet ndaj më të pambrojturve, me angazhime për drejtësi sociale, me integritet personal, me respekt ndaj diversiteteve. Kisha dhe besimtarët mund të kontribojnë drejt rikthimit të besimit dhe mirësisë në atdheun tonë të përbashkët maqedonas”.

Në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal, urime dërgon edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit

“Festa, me gjithë magjinë e sajë le të reflektojë ngrohtësi në këto ditë dimri, le t’i ngrohë zemrat me njerëzi, me solidaritet, me respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim mes gjithë qytetarëve, edhe ndër ato që e festojnë këtë festë të madhe, edhe ndër ato që shprehin respekt për të”.

Vit i ri, mundësi të reja, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski, teksa uron festën.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Çdo fillim i ri është shans, më i fuqishëm dhe më i vendosur në besim dhe shpresë, për të ecur përpara, në rrugën drejt së mirës së përbashkët”.

Të gjithë atyre që e kremtojnë këtë festë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ju uron Krishtlindjet, me çka thotë se na presin ndryshime të treja.

 Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së

“Këtë periudhë na presin sfida të reja edhe për qytetarët edhe për shtetin, vit i ndryshimeve, ndërsa viti i ndryshimeve do të shënojë edhe ndryshime të mëdha që do të nënkuptojnë progres, mirëqenie, sukses për të gjithë ata që e dëshirojnë dhe nuk ka qytetarë që nuk e dëshirojnë”.

Për shkak të festës së Krishtlindjeve, e hëna, 8 janari do të jetë ditë jo pune për qytetarët e vendit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like