(VIDEO) Bekteshi: Jemi të kënaqur që ulja e çmimeve po funksionon

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur sot se janë duke marrë vendime që janë të detyrueshme për sektorin e tregtisë, përfshirë edhe mishin. Përveç detyrimeve për tregjet, vendimi për uljen e çmimeve ka edhe detyrime për furnitorët dhe prodhuesit, tha ai.

Bekteshi theksoi se është i kënaqur që menjëherë ka filluar të zbatohet ky ligj dhe tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut është duke bërë inspektime dhe se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. I pyetur në lidhje me reagimin e Оdës Еkonomike lidhur me uljen e çmimeve të produkteve bazë, tha se Оda Еkonomike ka qenë e përfshirë në të gjitha diskutimet.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Sa i përket asaj që thotë Oda Еkonomike, ata janë përfshirë në bisedat që kemi bërë. Në përgjithësi, mund të them se mbi 90% e propozimeve janë nga Oda Ekonomike, si në pjesën e listës së produkteve, ashtu edhe në vendime të tjera. Kemi folur me drejtorët ekzekutivë të odave ekonomike. Jemi të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me të gjitha Odat. Për sa i përket pikëpamjeve të ndryshme, është gjithashtu e mirë për demokracinë. Kur ka një gjë të tillë, ka më shumë ide, debate dhe fakte dhe vendimin përfundimtar e marrin institucionet kompetente”.

Të mërkurën, Oda Еkonomike e RMV-së e quajti vendim të dëmshëm vendimin për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore për së paku 10% dhe ngrirjen e çmimeve të ulura.  Ata thanë se ekonomia e tregut të lirë është vënë në pikëpyetje me ndërhyrjet e shumta nga ana e Qeverisë. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING




You may also like