(VIDEO) BDI festoi ndaras, Ahmeti vjen në Shkup, Mexhiti shkoi në Tetovë

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim, me në krye Ali Ahmetin sot ka shënuar  21-vjetorin e themelimit. Para shumë të pranishmëve, kryetari i kësaj parite Ali Ahmeti, deklaroi se BDI deri më tani asnjëherë nuk ka pësuar humbje, pasi ka fituar të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Ahmeti gjithashtu përmendi edhe disa të bëra nga BDI-ja, deri më sot.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Duke filluar nga zyrtarizimi dhe institucionalizimi i flamurit kombëtar, gjuha shqipe, përfaqësimi në administratë, publike e shtetërore në të gjitha nivelet, duke i bërë vërtet  zot në shtëpinë e vetë shqiptarët në  Republikën e  Maqedonisë së Veriut. Kemi mbyllur kapituj historik, kemi bërë histori më të re të këtij vendi, nuk ka histori të këtij vendi pa qenë pjesë e historisë të ndryshimit të madh Ushtria Çlimtare Kombëtare dhe BDI”.

Kreu i integristëve është shprehur optimist dhe pret që shumë shpejtë vendi të bëhet pjesë e Bashkimi Evropian. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje edhe partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE,  që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Për të gjitha partitë politike, qofshin ata në pozit qofshin ata në opozit, Fronti për në Evropë, nuk ka ngjyrë, por brenda këtij fronti ka ardhmëri dhe shërbim më të madh qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, dhe në veçanti ne Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk mundemi tju bëjmë qytetarëve se sa antarsimin në BE dhe ky do të ishte suksesi historik për vendin, por edhe për BDI-në”.

Ndërkaq, para se të mbahej koktei festiv, organizatorët gjithashtu kishin organizuar edhe një  panel ddskutimi dhe debat, i titulluar “Fronti evropian” ku  folën kryetari i BDI-së,  Ali Ahmeti, ndërsa gjithashtu folën edhe ish-ministrja Radmilla Shekerinska, profesori Petar Arsovski, gazetari Gazmend Ajdini, ish-ministrja dhe ish-kryetare e komunës, Teuta Arifi dhe eksperti ekonomik, Visar Ademi.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like