VIDEO/ Barcelona kalon në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, goli i Rrahmanit nuk i mjafton Napolit

by admin
Spread the love

Barcelona ka kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me shifrat 3-1 Napolin në fushën e saj, për të siguruar një rezultat të rëndësishëm për fatin e këtij sezoni për ekipin e Çavit.

Një start shumë i vrullshëm i ndeshjes solli dy gola të shpejtë në tre minuta për ekipin vendas që u duk se do të shkonte qetësisht drejt turit tjetër. Por një gol i Amir Rrahmanit hapi përsëri kualifikimin dhe bëri shumë interesante sfidën me rastet që nuk munguan nga njëra portë apo tjetra. Për të vulosur kualifikimin u desh goli i minutave të fundit i Levandovskit, i cili siguroi suksesin 3-1 që çon katalanasit në 8 skuadrat më të mira të këtij edicioni.

BARCELONA-NAPOLI 3-1
15′ Lopez, 17′ Zhoao Kanselo, 83′ Levandovski / 30′ Rrahmani

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Barcelonës.

83’ GOOOL BARCELONA! Aksion spektakolar me kombinime mes Serxhi Roberto dhe Gyndogan, në fund topi shkon te Levandvoski i cili mposht Meret. (VIDEO)

80’ Oliveira harkon në zonë, Lindstrom gjuan me kokë por nuk gjen portën, me sferën e cila kalon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

74’ Gyndogan tenton portën me një kthesë të shpejtë, Meret largon përsëri rrezikun. (VIDEO)

68’ Jamal ia del të çojë topin në rrjetë dhe bëhet gati të festojë, por vijërojtësi e më pas konfirmimi nga VAR i anulojnë festën për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

67’ Rafinja ekzekuton një goditje dënimi, Meret devijon topin jashtë me grushtimin e tij. (VIDEO)

55’ Kanselo nga e majta pason në qendër për Rafinja i cili gjuan në ecje e sipër por gjen përgjigjen e Meret. (VIDEO)

47’ Kvaratskhelia merr topin në kufijtë e zonës dhe provon të gjejë rrjetën në shtyllën e largët, sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje në radhët e dy ekipeve.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Barcelonës.

40’ Jamal gjen në zonë Levandovskin i cili rrotullohet dhe gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

34’ Ter Shtegen shpëton katalanasit nga goli i barazimit, teksa devijon mbi traversë gjuajtjen me kokë të Di Lorencos. (VIDEO)

30′ GOOOL NAPOLI! Rrahmani nis një aksion nga e djathta dhe është përsëri kapiteni i Kosovës ai i cili e finalizon në portën e vendasve. (VIDEO)

17’ GOOOL BARCELONA! Sulm i shpejtë i katalanasve me Rafinja i cili para Meret godet shtyllën por vjen me shpejtësi Kanselo i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

15’ GOOOL BARCELONA! Aksion i shpejtë në të majtën i Rafinja, pasimi në qendër gjen Lopez i cili nuk gabon. (VIDEO)

13’ Përsëri Lopez i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe para Meret, gabon duke çuar topin mbi traversë.

9’ Lopez shfaqet në kufijtë e zonës në të djathtën dhe provon një diagonale, duke çuar sferën jashtë.

4’ Sulm i shpejtë i Napolit me Osimhen, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Ter Shtegen. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Spanjë.

FORMACIONET ZYRTARE

sdffdsfdsfdsfdsfdsdsf

PANORAMASPORT.AL

You may also like