(VIDEO) Banka Botërore me parashikime pesimiste për Maqedoninë e Veriut, të fundit në rajon pë rritje ekonomike

by admin
Spread the love

Maqedonia e Veriut pritet të jetë e fundit në rajon për rritje ekonomike gjatë vitit 2024. Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit pritet të ketë rritje ekonomike prej 2,5 për qind, ndërsa në vitin 2025 prej 2,9 për qind. Kështu  parashikon Banka Botërore në raportin e janarit për perspektivat ekonomike globale.

Banka Botërore në raport vlerëson se në vitin 2023 ekonomitë në Ballkanin Perëndimor ishin prekur nga kërkesa e jashtme e ulur, pasojat nga lufta në Ukrainë, inflacioni i rritur dhe nga çmimet e karburanteve dhe ushqimit. Ndikim shtesë, siç bëhet e ditur, ka edhe shtyrja e reformave në lidhje me anëtarësimin në BE. Sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike globale në vitin 2024 do të vazhdojë të ngadalësohet dhe do të jetë 2,4 për qind, që është më pak se 2,6 për qind në vitin 2023, 3,0 për qind në vitin 2022 dhe 6,2 në vitin 2021.

BANKA BOTËRORE

“Pritet që Eurozona këtë vit të arrijë rritje prej 0,7 për qind, që është përmirësim modest në raport me 0,4 për qind të vitit të kaluar. Ekonomia amerikane, në vitin 2024 do ta ngadalësojë rritjen prej 2,5 në 1,6 për qind, ndërsa ajo kineze prej 5,2 në 4,5 për qind”.

Ndërkaq, në parashikim bëhet e ditur edhe se shkalla globale e inflacionit do të bie nga 5,3 për qind të vitit të kaluar në 3,7 për qind në vitin 2024 dhe në 3,4 për qind në vitin 2025.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like