VIDEO/ Bajrami nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Sasuolo kualifikohet në Kupë vetëm falë 11-metërshave

by admin
Spread the love

Sasuolo ka arritur të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, pasi mundi me penallti skuadrën e Specias.

Sfida nuk prodhoi fitues dhe gola për 120 minuta, me të dyja skuadrat që iu drejtuan ruletës së 11-metërshave.

Për Sasuolon nuk gaboi askush, përfshirë këtu edhe mesfushorin e Kombëtares, Nedim Bajrami, i cili shënoi penalltinë e tretë për skuadrën e tij, teksa te Specia i vetmi që nuk gjeti rrjetën ishte Moro.

PENALLTIA E BAJRAMIT (VIDEO)

Kështu Sasuolo do të përballet me Atalantën në fazën tjetër, ku do të kemi një duel shqiptarësh mes Bajramit dhe Gjimshitit.

SASUOLO 0-0 (5-4 P) SPECIA

PENALLTITË KËTU (VIDEO)+(VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like