(VIDEO) Aziri: Aleanca do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare

by admin
Spread the love

Në emision javor “Intervistë në Shenja”, i ftuari i rradhës ishte Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu. Pasi tani më kanë filluar të flitet për datat se kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta paralamentare dhe ato presidentciale, Aziri tha  Aleanca për Shqiptarët ka kapacitetet dhe infrastrukturë që të del e vetme në zgjedhje e ardhshme parlamentare.

AZIR ALIU,MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMISTRATË

“Që të jem edhe më i hapur unë të dy blloqet i shoh njëjtë vetëm me strukturë të jashtme të ndryshme. Që të jem edhe më i qartë, nëse e analizoni BDI-në si parti, është BDI-ja që është 20 vjet në Qeveri. Analizoni partitë opozitare, janë parti që kanë dalë nga BDI dhe kur ta shihni në total i keni dy BDI. Njëra në Qeveri dhe tjetra në opozitë”.

Pas shumë kritikave ndaj rritjes së fundit të pagave për 78 përqindë  për funksionarët , që ngjalli shumë reagime në oponin, Aziri thotë se pagat e funksionarëve nuk do të rriten pas janarit.

AZIR ALIU,MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMISTRATË

“Sot kemi një dallim të madh të rrogave në Maqedoni, tani më edhe në nivel të ministrive. Ju keni një ministri ku një jurist për shembull merr 30% rrogë më të lartë se sa një i punësuar në ministrinë për shoqërinë informatike, po ashtu edhe ai jurist. Pra kemi një strukturë jo reale në shtet dhe kjo ngjallën pakënaqësi edhe brenda institucionale edhe në nivel të shtetit”.

Duke folur për ministrinë që ai drejton, Aziri tha se prioriteti kryesor i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, është digjitalizimi i administratës publike dhe për këtë, ai tha se janë duke punuar në realizmin e këtij qilimi që nga dita e parë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like