(VIDEO AUV: Nuk ka qumësht me aflatoksinë në marketet e vendit

by admin
Spread the love

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përgënjeshtroi pohimet se në marketet tona shitet qumësht kancerogjen. Ky reagim i tyre erdhi pasi VMRO-DPMNE doli me deklaratë ku tha se në vend importohen dhe lëshohen në përdorim më shumë se 20 ton qumësht kancerogjen, të importuar nga Serbia.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

“Që të mos ketë spekulime tjera dhe mashtrim të opinionit, se qytetarët në vend pijnë qumsht jo të sigurt me aflatoksin, me përgjegjësi vërtetojmë se me qëllim ndalimin e rrezikut të shëndetit publik, përshkak të pranis së zmadhuar të aflatoksin M1, në fuqi është Vendimi për sigurinë e masave të importit të qumshtit, produktet e qumshtit dhe ushqimit të kafshëve nga 1dhjetori i vitit të kaluar të cilin e ka sjellur AUV”.

Nga VMRO paraprakisht e publikuan raportin e rezultateve laboratorike të qumshtit me çka akuzojnë se qumshtii është kancerogjen dhe se mostrat e analizuara nuk i përshtaten kriteve të parametrit të kërkuar në pajtim me Rregulloren e sigurisë ushqimore.

Cvetan Tripunovski, VRMO-DPMNE

“Gjetjet tregojnë se edhe pse qumshti përmban materie kancerogjene, i ka kaluar të gjitha kontrollet dhe si i tillë me substanca të dëmshme është lejuar të hyjë në Republikën e Maqedonisë. Në vend të kontrollit të plotë gjatë importit të ushqimit, AUV nën udhëhqjen e Babovskit me vetëdije ka lëshuar në përdorim produkte me përmbajtje kancerogjene. Pyesim, kush dhe pse ka lejuar që qumshti në të cilin është detektuar aflatoksin M1 nga Serbia, të lëshohet në përdorim”.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi udhëzoi qytetarët që të dëgjojnë konstatimet e Agjensionit për Ushqim dhe Veterinari.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Në shtetin tonë Agjencia për Veterinari janë institucioni më profesionist dhe më kompetent për atë që e thonë. Edhe qytetarët tanë duhet të ju besojnë institucioneve dhe jo deklaratave që i japin politikanët të cilët kanë ndonjë përfitim ose interes për poena politike”.

Bekteshi më tej u shpreh se Inspektorati i Tregut po vëzhgon në terren çmimet që me vendim të Qeveria shiten me çmim më të ulët.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like