VIDEO/ Asllani shkëlqen me asist, Zomer pret penallti! Interi triumfon në Firence dhe marshon në krye të Serisë A

by admin
Spread the love

Interi ka marrë një tjetër fitore në Serinë A. Zikaltërisht kanë mposhtur në transfertë Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në kampionatin Italian.

Në minutën e 14’, asisti i Kristjan Asllanit u kthye në gol nga Lautaro Martinez.

Zikaltërit shënuan dhe me Arnautoviçin por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Fiorentinës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje si dhe Zomer i mohoi golin nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 54 pikë ndërsa Fiorentina pozicionohet në vendin e 5-të me 34 pikë.

FIORENTINA 0-1 INTER

14′ Lautaro

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Interit!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

82’ Pavar tërheq nga fanella Bonaventurëm dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Nikolas Gonzales gjuan nga pika e bardhë e penalltisë, Zomer bën një pritje fantastike duke i mohuar golin. (VIDEO)

74’ Zomer grushton në fytyrë M’Bala Nzola, arbitri akordon penallti pas rishikimit në VAR. (VIDEO) + (VIDEO)

69’ M’Bala Nzola mbledh një pasim të shkëlqyer brenda zonës dhe gjuan drejt mesit të portës, Zomer ndalon lehtësisht përpjekjen e tij. (VIDEO)

64’ Arnautoviç shënon golin e dytë për Interin por anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje (VIDEO)

54’ Lautaro Martinez gjuan drejt portës së Fiorentinës por portierin bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

49’ Asllani bën një krosim perfekt nga këndi drejt zonës, por mbrojtja vendase bllokon topin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë me një ndryshim nga Fiorentina,

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e zikaltërvve!

45’+1′ M’Bala Nzola mbledh një pasim brenda zonës dhe lëshon një gjuajtje e cila bllokohet në mënyrë fantastike nga Bastoni (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42’ Bastoni ndërhyn ndaj Ikone, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

40’ Asllani gjuan sërish nga këndorja, por topi bllokohet nga mbrojtësi i Fiorentinës. (VIDEO)

35’ Fiorentina pretendon për penallti, arbitri pasi konsultohet me VAR sinjalizon që nuk ka prekje me dorë të topit dhe vijon lojën. (VIDEO) + (VIDEO)

34’ Bonaventura mposht mbrojtësin brenda zonës dhe gjuan drejt portës, por Zomer bën një pritje të shkëlqyer dhe iu mohon golin e barazimit. (VIDEO)

29’ Artur Melo gjuan nga distanca drejt këndit të poshtëm majtas, por Zomer bën një pritje të rehatshme për të mohuar golin. (VIDEO)

25’ Markus Turam tenton të pasojë një top drejt zonës, por një nga mbrojtësit e Fiorentinës bllokon gjuajtjen.

17′ Arbitri rishikon në VAR golin e Lautaros, ai sinjalizon se nuk ka pasur asnjë faull dhe konfirmon golin. (VIDEO)

14′ GOOOL INTER 0-1/ Asllani gjuan nga goditja e këndit dhe Lautaro Martinez gjuan me kokë duke shënuar gol (VIDEO)

10’ M’Bala Nzola shkund rrjetën e Zomerit, por anësori anulon golin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

9’ Lautaro Martinez kalon dy mbrojtësit dhe gjuan drejt portës, por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

4’ M’Bala Nzola lëshon një gjuajtje nga afërsia e zonës, por topi bllokohet nga një mbrojtës.

2’ M’Bala Nzola gjuajti drejt portës së Zomer, por anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

88

PANORAMASPORT.AL

You may also like