(VIDEO) ASHMAA paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Informatikës për shkurtimin e buxhetit

by admin
Spread the love

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka paditur Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për shkurtim të financave. Në gjashtë muajt e fundit, siç bëri me dije drejtori i Agjensisë, Zoran Trajçevski,  Ministria u ka lëshuar mbi 4 milion denarë më pak mjete financiare se sa është e paraparë me ligj.

Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA

“Në kundërshtim me detyrimin ligjor, Ministria e Informatikës transferon më pak para nga sa është e paraparë me ligj. Gjashtë muajt e fundit Agjensioni ka marrë 4 milion 812 000 denarë pak, kurse për janarin kemi marrë pothuajse 1 milion 126 760 denarë më pak. Kjo situatë zgjatë me vite sepse Ministria e ka përdorur të drejtën e diskrecionit dhe ka lëshuar më pak para”.

Me ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi thotë ai, në qershor të vitit të kaluar, është vërtetuar saktë vlera e mjeteve, që ndahen nga buxheti i shtetit për financimin e veprimtarisë radio-difuzive”.

Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA

“Shpresojmë që Ministria e Informatikës do ta kuptoj rëndësinë e funksionimit të  pandërprerë të rregullatorit të Servisit Publik, të ndërmarrjes Radio-Difuzion. Posaçërisht është me rëndësi se në këtë mënyrë krijohet pasiguri juridike, sepse rrezikohet funksionimi i gjithë sektorit audiovizuel”.

Ai shtoi se edhe Servisi Publik ditët në vijim do të padis Ministrinë, sepse mjetet që atyre ju shkurtohen janë më të larta nga ato të Agjencisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like