(VIDEO) Arsovska inspekton deponinë e egër të krijuar në lagjen Gjore Petrov

by admin
Spread the love

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka njoftuar se ka kapur persona në vepër duke kryer ekocid në komunën Gjorçe Petrov. Ajo nëpërmjet një video-materiali të shpërndarë në rrjetin social facebook ka shkruar se klienti më i zakonshëm i kësaj deponie ilegale është pikërisht komuna, ndërsa pronar i parcelës është një person i punësuar në administratën komunale në sektorin e financave. Në video material Arsovska zbulon shënimet e evidentuara për hyrjet dhe daljet e kamionëve të cilët kanë paguar për ti hedhur mbeturinat brenda deponisë ilegale.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“A e dini se jeni duke bërë vepër penale? Kjo që po e bëni këtu a e dini që është vepër penale?

Nuk është e vërtetë.

A është kjo e juaja?

Kjo është e imja.

Kjo me ngjyrë të verdhë e kujt është?

Është e imja.

A e di që je duke bërë vepër penale? A e di që nga kjo nuk mund të ikësh? A e di se sa fëmijë vdesin në vit nga kjo që je duke e bërë ti dhe që mendon se do të kalosh duke thënë jo? Njeriu është kapur këtu se si paguan për të hyrë, ti je kapur, ti e bënë këtë.  Kush është njeriu që është i ulur aty? A është i punësuar në firmë?

Jo,jo

E sheh se si shënojnë këtu të gjitha hyrjet, e di saktë se cili kamion ka hyrë dhe sa ka paguar. A është kjo parcelë e juaja?

Është arritur marrëveshje me Zharkon, 1 kamion-1200 denarë.

Arsovska thotë se kjo është ekocid nga i cili dëmtohen qytetarët me materie të ndryshme helmuese dhe se këta persona do të mbajnë përgjegjësi për këtë.

Dje në një konferencë për media Arsovska njoftoi se  shërbimet e qytetit të Shkupit zbuluan një katastrofë ekologjike në një parcelë prej 4000 metra katrorë pronë private dhe 5000 metra katrorë pronë shtetërore afër lumit Lepenc, në të cilën bëri të ditur se hedhen mbeturina dhe material helmuese. Deponia e egër private siç kishte njoftuar ajo është shfrytëzuar si biznes për disa persona të cilët jo vetëm kanë shkaktuar ekokatastrofë duke hedhur mbeturina në zonën mbrojtëse të lumit Lepenc, por dyshohen edhe për krime financiare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like