(VIDEO) Anketa e Eurotink: Qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është i padrejtë

by admin
Spread the love

Qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut është i padrejtë, arrogant dhe shantazhues, kanë deklaruar 55,8% e të anketuarve në anketën EUROMETAR 2023. Vetëm 27.5% e të anketuarve thanë se qëndrimi i BE-së është i drejtë, miqësor dhe korrekt. Megjithatë, për 60.8 % të të anketuarve, BE-ja është alternativa më e mirë për vendin, që është një rritje prej 2% në krahasim me vitin 2022, kur 58 % e pjesmarësve u përgjigjën në këtë mënyrë. Një përqindje e lartë prej 35.6% besojnë se vendi duhet të kërkojë modelin e vet të zhvillimit jashtë BE-së .

Në prezantimin e sotëm të rezultateve të anketës së realizuar, Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Eurotink – Qendra për Strategji Evropiane, tha se përkundër skepticizmit në rritje për antarsimin e vendit në BE, 53% e të anketuarve pajtohen se hyrja në BE është një gjë e mirë për vendin, krahasuar me 49% në 2022, ndërsa 30% e të anketuarve nuk ​​mendojnë kështu. 30% e të anketuarve mendojnë se vendi nuk do të hyjë kurrë në BE, krahasuar me 12% që mendojnë se kjo do të ndodhë pas 5 deri në 9 vjet.

Në pyetjen “Në përgjithësi, në çfarë drejtimi po lëvizin gjërat në Maqedoninë e Veriut”, 54,4% janë përgjigjur me “drejtim krejtësisht të gabuar”, ndërsa vetëm 12,6% “drejtim shumë i mirë”. Të pyetur nëse besojnë se ekziston një shtet apo një organizatë ndërkombëtare që përbën kërcënim për vendin, 48% janë përgjigjur me “po”, kundrejt 46% me “jo”. Përqindja më e madhe e të anketuarve që shohin kërcënim, besojnë se në këtë moment është Bullgaria  79%, e ndjekur nga Rusia me 6.3%, Shqipëria me 2.7% dhe Serbia me 2.4%.  Në pyetjen se cili shtet apo organizatë ndërkombëtare është miku më i madh i vendit, shumica, 39,6%, janë shprehur Serbia, e ndjekur nga SHBA me 13,7%, Turqia me 10% dhe BE me 8,4% të të anketuarve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like