(VIDEO) Alternativa: Pendarovski duke e sulmuar Albin Kurtin ia bën qejfin Vuçiqit

by admin
Spread the love

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e në Tetovë dhe reagimeve që rrodhën në opinion pas kësaj vizite, veçmas për pjesën e ikonokografisë, partia Alternativa vlerëson se nuk mbeti indiferent as presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tyre, duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit  dhe flamurit kombëtar shqiptar.

Orhan Murtezani, partia Alternativa

“Ashtu siç e kemi thënë shumë herë, nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë “Denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase – derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik – por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”

Partia vlerëson se presidenti  Pendarovski  duke e sulmuar Albin Kurtin, si duket i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidaturë tjetër në krye të vendit. Përveç kësaj,  Murtezani ka thlnë se Pendarovski ka dëshirë t’ia bëjë me sy Apasievit dhe nacionalistëve albanofobë maqedonas se është besnik “i tyre” dhe, së fundi, por më e rë rëndësishmja, ai përmes këtij reagimi si duket ka dashur t’ia dëshmojë edhe Aleksandar Vuçiqit se është gati ta përsërisë refrenin e tij sa herë që ai shprehë mesazhe antishqiptare.

/SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like