(VIDEO) Alternativa autorizon Gashin që të vazhdojë bisedimet për Qeveri

by admin
Spread the love

 

Alternativa vendosi t’i japë shansë Qeverisë për zhbllokimin e situatës politke. Kryesia Qendrore e Alternativës mbrëmë pas diskutimit që zgjati rreth tre orë, e autorizoi kryetarin e partisë Afrim Gashin për fillimin e ngociatave me LSDM-në për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare. Orhan Murtezani,  zëdhënës i Alternativës tha se ata si një parti serioze, kanë konstatuar se vendi do të shkojë në krizë të thellë politike, ekonomike, energjetike dhe shëndetësore ndërsa duke u gjendur në pritje të datës për fillimin e negociatave me BE-në, kanë ardhur në përfudim se duhet të ofrojnë ndihmë për zhbllokimin e kësaj situate.

Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës

“Ne duhet t’i japim shans stabilitetit dhe vazhdimësisë që vendi të shpreson për datë për negociata me BE-në. Kryesia Qendrore e partisë ka autorizuar kryetarin që të diskutojë me gjithë aktorët politikë në vend, kryeministrin aktual dhe mandatarin e ri të mundshëm për të parë se cili asht koncepti i tyre për dalje nga kjo krizë”.

Murtezani tha se bisedimet pritet të fillojn javën e ardhshme, ndërsa vendimin përfundimatr, nëse Alternativa duhet të bëhet pjesë e Qeveirsë ose jo do ta sjellë Kuvendi i Alternativës.

Orhan Murtezani, zëdhënës  Alternativës

“Tani e tutje gjithçka varet se si do të bisedohet dhe për çka do të merremi vesh. Vendimin për pjesëmarrje në Qeveri ose jo do ta sjell Kuvendi qendror i partisë i cili mund të thirret pasi të kemi diçka konkrete nga bisedimet”

Ndryshe, një javë më parë kryetari Afrim Gahsi së bashku me kryeministrin Zoran Zaev patën një takim të përbashkët, ku ky I fundit I bëri ofertë zyrtare Alternativës që të bëhet pjesë e shumicës qeveritare. Në qoftë se Alternativa pranon që ti bashkohet koalicionit qeveritar atëher do të rritet edhe shumica në kuvend me katër deputet, duke e çuar numrin e deputetëve në 64 gjithsej.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like