(VIDEO) Aksion i policisë në Çair, arrestohen dy persona

by admin
Spread the love

Policia ka arrestuar dy persona pas një bastisjeje që bëri në Çair të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së diel rreth orës 16:10 në një aksion të koordinuar ka sekuestruar një sani të konsiderueshme të marihuanës dhe lëndëve të tjera narkotike dhe ka vënë në pranga dy persona.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më datë 17.12.2023 në ora 16.10 në rajonin  e Çairit, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, nëpunës policorë  nga Departamenti i Policisë Kriminalistike – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve dhe Njësitë të policisë intervente dhe për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Shkup ka privuar nga liria M.G.(40) dhe G.Gj.(32), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit te M.G. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë”.

Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në banesën e G.Gj., ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë dhe një send që dyshohet se rrjedh nga vepra penale “vjedhje”.  Nga MPB gjithashtu informojnë se personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. Samir Mustafa /Shenja/

MARKETING



You may also like