(VIDEO) 22 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti bën thirrje për unitet

by admin
Spread the love

Në 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, theksoi që vendimet e mëdha kërkojmë guxim e jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim. Këtë mesazh ai e dërgoi, pasi kjo periudhën përkon me javën  në të cilën duhet të vendoset  për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa, përmes një video mesazhi, ai nuk la pa përmendur sipas tij, arritjet që janë bërë për këto vite. Siç tha,  po tejkalohen edhe barrierat e fundit drejt barazisë së shumëkërkuar dhe të mohuar.

 Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar, bashkë me të edhe universitete në gjuhën shqipe, janë zyrtare. Sot, shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret, por edhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit ku i demonstrojnë kapacitetet shtetdrejtuese. Sot jemi pjesë e aleancës euroamerikane, jemi në NATO, po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë e Kosovën, me rajonin me të cilat edhe po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim në BE dhe po përfundojmë skriningun”.

Ali Ahmet u shpreh se për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimit duhet të ndërmerren edhe hapat e fundit të ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese në rend ditë në Kuvend duhet të jenë, të premten, më 18 gusht.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like