Vetëm refuzime për Arsenalin, Wrexham shpenzoi më shumë se “topçinjtë”

by admin
Spread the love

Arsenali ka dështuar gjatë merkatos së janarit, pasi ka marrë refuzimet e shumë lojtarëve që synonte dhe nuk ka arritur të sjellë në Londër asnjë lojtar gjatë kësaj periudhe.

Edhe modestët e Wrexham, që militojnë në kategorinë e pestë angleze, kanë shpenzuar më shumë se “topçinjtë” gjatë merkatos dimërore.

Mikel Arteta nuk arriti të firmosë me asnjë nga lojtarët që kishte si objektivë, ndërsa humbi edhe 14 lojtarë nga skuadra aktuale.

17-vjeçari Lino Sousa dhe Auston Trusty ishin dy goditjet e “topçinjve” në merkato, ndërsa Wrexham shpenzoi 300 mijë paund për të blerë Ollie Palmer nga AFC Wimbledon.

Dusan Vlahovic, Alexander Isak dhe Raul De Tomas ishin vetëm disa nga ata që refuzuan Arsenalin muajin e kaluar, ndërsa nga skuadra janë larguar 14 lojtarë, mes të cilëve Pierre-Emerick Aubameyang, Sead Kolasinac, Pablo Mari, Calum Chambers dhe Ainsley Maitland-Niles. / Oversport.tv

You may also like