Veshkat e njeriut rriten brenda embrionit të derrit – Shqip

by admin
Spread the love

Shkencëtarët  kanë mundur të rrisin veshka njeriu në embrione derri  duke shënuar një hap galopant në sigurimin e organeve për transplant.

Veshkat në embrionet gjysmë njeri, gjysmë derr të cilat njihen si kimera, u lanë të zhvilloheshin për 28 ditë, sa trimestri i parë i shtatzënisë së një derri.

Veshkat kishin strukturë normale dhe ishin në fazën e dytë të zhvillimit në momentin që embrionet u nxorën. Gjithashtu kishin tuba dhe grupe qelizore që më vonë do të shndërroheshin në ureter duke lidhur veshkën me fshikëzën e urinës.

Kjo është hera e parë që një përpjekje për të rritur organe njerëzore tek derrat rezulton e suksesshme.

Integrimi i qelizave njerëzore mëmë në embrionet e derrit është sfiduese sepse të dyja nisin të konkurrojnë njëra-tjetrën. Për të zgjidhur këtë problem, shkencëtarët përdorën teknologjinë e ndryshimit të ADN-së për të hequr dy gjene nga embrionet e derrit.

Kjo krijoi një ‘boshllëk’ që lejonte embrionin të rriste organet njerëzore. 1820 embrione u vendosën në trupat e 13 dosave për 28 ditë.

Në eksperimentin e radhës shkencëtarët duan të zgjasin kohën e qëndrimit të embrioneve brenda trupit të dosave. Gjithashtu ata synojnë që të rrisin organe të tjera si zemra dhe pankreasi./tvklan.al

You may also like