Vërshohet nga uji një ndërtesë banimi në lagjen “Dardania” në Prishtinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Si pasojë e të reshurave të shiut, një ndërtesë banimi në lagjen “Dardania” në Prishtinë është vërshuar nga uji.

Kjo ka bërë që banorët e kësaj ndërtese të ndjehen të rrezikuar për shkak se uji është shpërndarë edhe pranë kutive të energjisë elektrike.

Një banore e kësaj ndërtese i ka treguar klankosova.tv se para tri orësh e kanë kontaktuar kompaninë e ujësjellësit, mirëpo të njëjtit nuk kanë ofruar zgjidhje për shkak se nuk kanë ekipe në terren.

“Ka shpërthyer uji prej të reshurave atmosferike dhe që tri orë jemi duke u munduar që ta kontaktojmë ujësjellësin. Në terasën e kati të tetë është bllokuar një gyp i ujit dhe si pasojë është grumbulluar uji. Tash është duke rrjedhur në shumicën e banesave të kësaj ndërtese”.

Ndërtesa në fjalë ndodhet në rrugën “Lekë Dukagjini” të kësaj lagjeje të kryeqytetit.

“Qe tri orë i kemi kontaktuar ujësjellësin, por ata kanë thënë se nuk kanë ekipe në terren. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes. Uji ka kaluar edhe tek kutitë e rrymës gjë që paraqet rrezik për banorët”.

klankosova.tv

You may also like