Vendosi bast të çmendur me 16 ndeshje, fiton 50 mijë euro nga goli i Arnautoviç

by admin
Spread the love

Goli i Arnautoviç ndaj Atletiko Madrid  nuk bëri të lumtur vetëm tifozët e Interit, por edhe një 52-vjeçar, bastvënës në Itali. Ai kishte vendosur një bast me 16 ndeshje ku parashikonte se asnjëra prej tyre nuk do të përfundonte barazim.

Kishte zgjedhur ndeshje nga kategori të ndryshme, mes tyre edhe atë të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Atletikos. Sigurisht që deri në minutën e 79-të pati ankth për të sepse ndeshja po barazohej, edhe pse Interi po e dominonte.

Goli i Arnautoviç i solli 52-vjeçarit 50 mijë euro në xhepat e tij. Për të nuk festuan vetëm interistët, por edhe fatlumi në Itali që këtë herë goditi në shenjë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like