Vendimi për Ilir Metën: Ben Andoni tregon se ku ka gabuar Gjykata Kushtetuese

by admin
Spread the love

Analisti Ben Andoni i pyetur lidhur me qëndrimin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se ishte jo mirë i arsyetuar dhe se ky organ ka nevojë të maturohet dhe të shkëputet nga vargonjtë e interesave.

Analisti shtoi se defacto ai është defaktorizuar.

“Nuk e prisja që të ishte kaq shpejt vendimi, mendoja që do të ishte pak më i mirëarsyetuar. Vendimet e organeve të tilla nuk mund të gjykohet dhe përfliten. Personalisht kishin momentin më të mirë për të treguar një lloj diference, jo për ta shkarkuar, por për ta arsyetuar. Shkeljen e kanë vlerësuar, por nuk e kanë quajtur të rëndë. Arsyetimi juridik, jo i mirë. Ky organ ka nevojë të maturohet dhe të shkëputet nga vargonjtë e interesave. Shkarkim iMetës do t’i vështirësonte atit riintegrimin e atij në politik. Nuk besoj se ka dalë i fituar, de jure po, por defacto është defaktorizuar.”, tha Andoni për Report Tv.

You may also like