Vendimi/ Doli pozitive në doping, kampionia e Europës Evangjeli pezullohet nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare

by admin
Spread the love

Evangjeli Veli, peshëngritësja shqiptare që u shpall kampione Europe më 29 maj në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë është pezulluar nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Top Channel ka siguruar dokumentin ku Federata Shqiptare e Peshëngritjes përjashton sportisten nga këto aktivitete pasi ajo rezultoi pozitive në testi e Dopingut, ndërkohë që pritet përgjigja e dytë e testit.

Testi A i peshëngritëses ka patur gjurmë stanazololi sipas Qendrës Ndërkombëtare të Testimeve. Në të tregohet qartë se në këtë test të parë janë gjetur gjurmë elementësh të konsideruar doping si Stanazololi, një ndër elementët më të fuqishëm të dopingut që kanë prekur e kanë përdorur shumë sportist edhe në të shkuarën.

Nëse edhe testimi B do të nxjerrë të njëjtën përgjigje, atëherë gjithçka do të jetë përfundimtare dhe Evangjeli Veli si përsëritëse, rrezikon deri në 8 vite pezullim, pasi edhe në vitin 2018 ka rezultuar pozitive ndaj dopingut sërish, me steroid anabolik.

Rezultati i testit B del në muajin shtator dhe deri atëherë burime pranë sportistet bëjnë me dije se do të ndërmarrë edhe hapa ligjorë kundër Qendrës Ndërkombëtare të testimeve Antidoping për t’u mbrojtur.

Evangjeli Veli me 3 medaljet e fituara 2 ari dhe një argjendi do të përfitonte 72 milion lekë të vjetra nga shteti shqiptarë të cilat për momentin janë ngrirë dhe në rast se edhe testi B rezulton i njëjtë jo vetëm që nuk do t’i marrë por edhe do t’i duhet të dorëzojë 3 medaljet e marra, duke rrezikuar edhe mbylljen e karrierës pasi pezullimi për të është 8 vite dhe aktualisht Evangjeli Veli është në moshë 30-vjeçare.


Top Channel

You may also like