“Vendimet i marr unë”, deklarata e fortë e aleatit të opozitës: Berisha ka qenë gjithmonë shefi i Partisë Demokratike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Berisha mblodhi rreth vetes të gjithë ish-drejtuesit e kësaj partie të përjashtuar apo larguar në kohë të ndryshme. Ata u shfaqen krah Berishës, në nisje të fushatës duke krijuar idenë e një partie, ku demokracia e brendshme do të ishte e garantuar.

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se në fillimet e veta Partia Demokratike ka qenë më e hapur ndaj ideve dhe kritikave të brendshme, ndërsa më pas për të gjitha strukturat ishte Berisha ai që i merrte të gjitha vendimet.

“Unë nuk mendoj se PD-ja e 2005-ës ka qenë më demokratike se PD-ja kur kanë ikur zoti Pashko, Imami e të tjerë, ka qenë po e njëjta, unë kam frikë madje që në ato fillime PD-ja ka qenë më demokratike se nuk kishte një autoritet të vetëm, kishte një debat të brendshëm. Ndërsa PD-ja e 2005-ës i kishte të përcaktuara kush është shefi, kush komandon dhe shefi ishte dhe është Berisha, i cili zgjedh duke u bërë më i zgjuar, më oportunist, më me eksperiencë, e kupton që i duhen dhe disa të tjerë përqark dhe i afron. Ju thotë do vini, po kushtet janë këto që vendimet i marr unë, ato zotëritë i pranuan këto kushte, shkuan. Ishte një formulë ndoshta e suksesshme, unë nuk gjykoj që po t’u bëj një analizë votave që nga kjo ka ardhur suksesi, nga kjo kanë ardhur dhe faktorë të tjerë, por s’ja vlen të merremi më gjatë. Kjo gjatë rrugës, nga fillimi dhe deri në fund që jemi sot nga PD-ja kanë ikur dhe kanë ardhur njerëz plot, midis tyre ka arrivist, midis tyre ka karrieristë, midis tyre ka që shkëlqejnë, midis tyre ka që sbëjnë dritë fare, midis tyre ka që kanë vlera reale, midis tyre ka fare pa vlerë, se jemi në një realitet normal njerëzor shqiptar. Kështu që nganjëherë historia të ve një kapele të madhe që ti me një kokë të vogël pastaj të bie kapelja në sy. Kështu që nuk është kjo për tu thënë se nganjëherë këto janë copëza historie që kërkush sidomos gjenerata e re nuk është në gjendje ti gjykojë kush ishte, por që ka pasur gjithmonë një element aty brenda për të ndryshuar gjithçka, fatkeqësisht nuk është ndryshuar ndonjë gjë e madhe,” u shpreh Shehi për emisionin “Vetting”.

You may also like