Vendimet e sotme të qeverisë, Sheholli: Vuçiq në konferencë pohoi se nuk ka dialog me Kosovën (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, e ka komentuar deklarimin për media të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili obligon kthimin në RKS të targave të komunave paralele.

Si rezultat atyre iu mundësohet regjistrimi i automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Sheholli, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka theksuar se vendimet e qeverisë kosovare do të nxjerrin probleme në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Këto aktrimet e Aleksandër Vuçiq jemi mësuar tash e disa vite t’i dëgjojmë, formën spektakolare që di t’i bëjë konferencat për shtyp, kjo është në vazhdimësi, por sot ka një dallim ky pohoi se nuk ka dialog me Kosovën” .

“Çështje që ka të bëjë me konceptin e asaj që pritej nga Miroslav Lajçak që në korrik të mbahej një takim i nivelit të lartë, përkatësisht mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë një prej pasojave të vendimeve të marra sot nga Qeveria e Kosovës”,ka thënë Sheholli.

Sheholli ka shtuar se vendimet e tilla janë të drejta që janë marrë nga qeveria, njofton KlanKosova.tv.

You may also like