Vendimet e Displinës/ Dënohet Memelli dhe zëvendësi i tij, masë edhe për Partizanin e Teutën

by admin
Spread the love

Komisioni i Disiplinës ka publikuar masat e marra në lidhje me javët e fundit futbollistike në Shqipëri.

Ajo që bie në sy është dënimi me tetë ndeshje pezullim i trajnerit të Skënderbeut, Migen Memelli, për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në sfidën ndaj Dinamos. Ndërsa, nuk shpëton edhe zëvendësi i Memellit, i cili ka marrë edhe një dënim më të ashpër duke qenë se është pezulluar me 10 ndeshje po për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Sakaq, vijojnë masat e zakonshme financiare për Partizanin dhe Teutën për mosvendosjen e stemës së Kategorisë Superiore.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS SË FSHF

KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


Top Channel

You may also like