Vendi europian që mirëpret të plagosurit e Gazës – Shqip

by admin
Spread the love

Spitalet në Belgjikë janë gati të presin banorët e plagosur të Rripit të Gazës nëse Egjipti e kërkon këtë, tha ministrja belge e Mbrojtjes Ludivine Dedonder.

“Spitali Ushtarak Queen Astrid në Bruksel është gati, nëse kërkohet nga autoritetet egjiptiane, për të pritur të plagosurit në departamentin e djegies”, tha ajo në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit belg, raporton Brussels Times.

“Në bashkëpunim me Ministrinë belge të Shëndetësisë, ne jemi të gatshëm të kujdesemi për të plagosurit e tjerë në spitale apo institucione të ndryshme shëndetësore në vend”, shtoi kreu i mbrojtjes së këtij vendi evropian.

Kryeministri belg Alexander De Croo, i cili është në një vizitë dy-ditore në Lindjen e Mesme me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez, i bëri thirrje Izraelit të hapë pikat kufitare me enklavën palestineze për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare.

“Izraeli duhet të hapë kalime të tjera. Kemi vetëm një vendkalim, i cili nuk mjafton. Izraeli duhet të hapet më shumë për të ofruar ndihmën që kanë nevojë civilët”, tha De Croo gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sanchez dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi. /tesheshi.com/

You may also like