Vendi europian ku kosovarët s’mund të shkojnë pa viza – Shqip

by admin
Spread the love

Spanja, një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën, nuk i njeh as pasaportat e Kosovës dhe poseduesit e atyre dokumenteve nuk do të mund të udhëtojnë atje as pas anulimit të vizave. Për Komisionin Evropian, kjo është një çështje në kompetencën e shteteve anëtare.

“Njohja e pasaportave bie në kompetencën e shteteve anëtare”, tha zëdhënësi i Komisionit Christian Wigand.

Në konferencën për media, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Ëigand ka konfirmuar se një anëtar nuk i njeh dokumentet e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, katër vende të tjera që nuk e njohin Kosovën – Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia – njohin dokumentet e shtetit më të ri evropian, qytetarët e të cilit do të lejohen të hyjnë pa viza në ato vende pas 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Liberalizimi i vizave

Ndryshe, Spanja mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këtë javë, BE-ja më në fund miratoi një rregullore që u lejon qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza.

Sipas asaj rregulloreje, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë për qëndrim deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore, që do të thotë se për ta do të vlejnë të njëjtat rregulla si për qytetarët e vendeve të tjera perëndimore.

Në anën tjetër, serbët nga Kosova, të cilët kanë dokumente udhëtimi të lëshuara nga Serbia, nuk do të mund të udhëtojnë në BE pa viza. Qeveria e Kosovës i ftoi ata që brenda tetë muajve të zëvendësojnë pasaportat e tyre të lëshuara në Serbi me dokumente të Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

You may also like