“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull…”, puthje në buzë mes vajzave në Big Brother

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fifi duket se po e ndjen mungesën e një mashkulli në jetën e saj, sepse i kërkon vazhdimisht ‘vëllait të madh’ t’i sjellë një të tillë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mbrëmë, teksa po qëndronte në oborr me disa banorë të tjerë, këngëtarja i dha leje Beniadës që t’i dhuronte disa puthje në buzë.

Modelja seksi iu afrua menjëherë, pavarësisht pranisë së të tjerëve.

“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”,- tha Fifi.

Ndërkohë, e gjithë kjo skenë ndodhi përpara syve të Donaldit, tek i cili ishte mbështetur Fifi.

Ai tha “Zot i madh!”, duke nënkuptuar se për të, këto veprime janë jo normale.

Megjithatë, vajzat e kaluan me të qeshur dhe vazhduan bisedën me të tjerët përreth tyre.

Që në fillim të këtij formati, Fifi shprehu hapur pëlqimin që kishte për Granit Canën. Por pasi ish-konkurrenti i tha se e sheh vetëm si shoqe, ajo u tërhoq. Pas eliminimit të ish-futbollistit, duket se ajo “e ka gjetur ngushëllimin” tek Dj Dagz, të cilin e njeh edhe jashtë shtëpisë.


You may also like