Vëllai i artistes kosovare del vullnetar për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase

by admin
Spread the love

Maliq Behluli, që sipas mediave në Kosovë është vëllai i Shyhrete Behlulit është një nga shqiptarët e parë të Kosovës që ka thënë se do t’i bashkohet ushtrisë ukrainase me vullnet të plotë.

Ai ka deklaruar në një intervistë se lufta atje i kujton vuajtjet e popullit të tij dhe arsyet e vendimit janë humane.
“Quhem Maliq Behluli. Arsyet janë thjesht humane. Na kanë prekur këto pamje. Një armik i përbashkët. Krejt shtetet evropiane e kanë përkrahur këtë luftë. Ashtu duam të solidarizohemi. Duke qenë se dihet arsyeja politike. Ndoshta dhe Ukraina do të lëvizë dhe do të na përkrahë si shtet. Unë gjatë luftës së Kosovës kam qëndruar aty. Përvojën e shërbimit ushtarak e kam. Këto pamje na kujtojmë se çfarë kemi hequr ne në Kosovë”, u shpreh ai.
Vendimi i Behlulit pritet të kthehet në frymëzim për shumë të tjerë./revistawho.com

You may also like