Vdiq në aksident/Postimi prekës për 19-vjeçarin: Do i mungosh shokëve e mësueses

by admin
Spread the love

Shkolla e mesme profesionale në Fier “Petro Sota” në një postim prekës në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për vdekjen e 19-vjeçarit, Kristjan Thomo, i cili nuk mundi t’i mbijetonte aksidentit të rëndë të regjistruar pasditen e sotme.

Për shkollën ku mësonte 19-vjeçari 2022 do të jetë vit i vështirë pasi i riu do ju mungojë shokëve dhe mësueses kujdestare.

“Sot u nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshëm, i respektueshëm, një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesit, Kristjan Thomo. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme sot për Ty! Kristjan, Ti do ti mungosh familjarëve të tu, shokëve të klasës, bankave të shkollës, mësueses kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja! Qofsh i parajsës dhe kujtimi yt i paharrueshëm!  Ngushëllime“, shkruan shkolla.

Makina e të riut tip Volkswagen doli nga rruga ditën e sotme në fshatin Hamil dhe përfundoi në kanal Për pasojë 19-vjeçari gjeti vdekjen në vendngjarje./Opinion.al

You may also like