Vdes kampioni olimpik  – Bota Sot

by admin
Spread the love

Szilveszter Csollany, kampion olimpik i gjimnastikës në vitin 2000, vdes pas infektimit me Covid 19.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare pasi kaloi javë të shtruara në spital nga Covid-19, thanë zyrtarët e sportit hungarez.
Komiteti Olimpik Hungarez dhe federata e gjimnastikës e këtij vendi, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke konfirmuar vdekjen e Csollany, i cili fitoi medalje të artë në garën e unazave për meshkuj në Lojërat Olimpike të Sidneyt të vitit 2000.

Ai gjithashtu fitoi medaljen e argjendtë në vitin 1996 në Atlanta dhe një të artë në Kampionatin Botëror në 2002.

Ai ishte gjashtë herë fitues i medaljes në Kampionatin Evropian të gjimnastikës dhe fitues i çmimit “Sportisti i Vitit” në Hungari në vitin 2000 dhe 2002.

Csollany ishte shtruar në spital me COVID-19 që nga fillimi i dhjetorit dhe kaloi disa javë në respirator.

You may also like