​Vdes ish-futbollisti i Premier Ligës, që la futbollin për karrierë pornografike

by admin
Spread the love

Ish-lojtari i Crystal Palace, Oliver Spedding, i cili la futbollin për të nisur karrierë pornografike, ka vdekur në moshën 34 vjeçare.

Spedding, i cili gjithashtu ka luajtur edhe për Croydon, ishte i dashuri i aktores pornografike, Sophie Anderson.

Një minutë heshtje u mbajt para ndeshjes së fundit të Croydon, ndërsa trajneri, Liam Giles i dha lamtumirën e tij një “luftëtari në fushë”.

Klubi i cili nuk është pjesë e ndonjë ligë e konfirmoi vdekjen e Spedding përmes një statusi në “Twitter”.

“Croydon FC janë tejet të pikëlluar që mësuam për vdekjen e ish-lojtarit tonë, Oliver Spedding. Oliver luajti për klubin për disa kohë dhe ishte një person i dashur i cili dha gjithmonë më të mirën për skuadrën”, shkruante në statusin e Croydon.

Siç u bë e ditur nga “The Mirror”, Spedding iu zbeh dashuria për futbollin, pasi që kaloi kohë në burg.

Ai vazhdoi të luante në nivel pa ligë me Croydon, para se të kalonte në industrinë e filmave pornografik, ku e morri emrin e Damian Oliver.

Në një paraqitje në “Anything Goes with James English podcast”, Spedding zbuloi se ai i kishte rënë pishman që i kishte hyrë kësaj industrie, ku kishte pasur filma që ai kishte përfituar vetëm 150 paund. 

You may also like