Vdes adoleshentja në Iran, u sulmua nga policia e moralit për shaminë e kokës

by admin
Spread the love

Policia e moralit në Iran bën një tjetër viktimë.

Pas Mahsa Aminit, që u rrah barbarisht për mënyrën e pahijshme sipas autoriteteve iraniane sesi mbante shaminë e kokës, edhe nxënësja e shkollës së mesme Armita Garavand u sulmua përse nuk kishte vendosur hihaxhin. 16-vjeçarja ra në gjendje kome, e së fundi ka ndërruar jetë.

“Hollësitë e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Garavadi tregojnë se truri i saj reshti së funksionari, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, pohuan mediat e Republikës Islamike. Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm  në Iran.

Një foto nga kamerat e sigurisë ne metro tregonte adoleshenten duke u tërhequr jashtë trenit nga vajzat e tjera. Oficerët e rrahën deri sa i ra të fikët. Vajza u dërgua në Spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku ka rënë në koma që nga 1 tetori, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të cilët pretendojnë se Armita është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për mbajtjen e shamisë së kokës.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se adoleshentja kishte humbur ndjenjat ngaqë i kishte rënë tensioni dhe për rrjedhojë sipas saj, kishte përplasur kokën me cepin e vagonit të metrosë.


Top Channel

You may also like