Vazhdon magjia e Champions League, e gjithë vëmendja tek Inter-Bayern

by admin
Spread the love

Magjia e Champions League vazhdon me të tjera sfida ditën e sotme të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni në platformën Tibo. Vëmendjen më të madhe e ka marrë sfida Inter-Bayern Munich e cila starton në orën 21:00. Zikaltrit kërkojnë të reagojnë pas humbjes në derbi, por përballë kanë një nga ekipet pretendente për kompeticionin. I sigurt është spektakli që do të sjellë ky takim.

Një tjetër sfidë shumë interesante, po në orën 21:00 do të jetë edhe ajo midis Napolit dhe Liverpoolit. Ekipi i Klopp vjen nga një moment jo shumë i mirë dhe përballë Napolit në shtëpi asnjëherë nuk është e lehtë. Nga ana tjetër edhe Napoli kërkon që të përfitojë nga kjo gjë dhe të dalë me pikë të plota nga ky takim.

Dita megjithatë do të hapet me dy sfida në orën 18:45. Ajax-Rangers dhe Eintracht Frankfurt-Sporting janë dy sfidat që do të paraprinë përballjet e mbrëmjes.

Më 21:00 Atletico Madrid do të presë në shtëpi Porton, ndërsa Barcelona do të përballet në “Camp Nou” me Victoria Plzen. Do të zhvillohen gjithashtu edhe përballjet midis Club Brugge-Bayer Leverkusen dhe Tottenham-Marseille. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like