Vazhdon eksodi në Korçë, një tjetër mbrojtës përshëndetet me Skënderbeun

by admin
Spread the love

Skënderbeu do të pësojë shumë ndryshime sezonin tjetër, kjo edhe për rrjedhojë se shumë lojtarë do të largohen. Pas largimit të Vangjel Zguros, apo trajnerit Skënder Gega, radha i ka ardhur një tjetër lojtari të korçarëve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Leard Sadriu që ka publikuar një shkrim në Instagram për tifozët korçarë. “Ishte kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre. Faleminderit Korça”, shkroi Sadriu në rrjetet sociale duke e bërë tashmë fakt të kryer largimin e tij.

Sadriu u transferua në Korçë nga Shkëndija në formë huazimi në merkaton e janarit. Megjithatë, ai do të rikthehet sërish në Tetovë ndërsa mund të vazhdojë edhe karrierën e tij atje. Interesimi nga klube të tjera të superiores nuk mungon. /oversport.tv

You may also like