VARSHAVË – Sikorski: Ushtarët e NATO-s tashmë të pranishëm në Ukrainë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski deklaroi se “ushtarët e NATO-s janë tashmë të pranishëm në Ukrainë”.

Ministri, duke folur gjatë një konference, nuk zbuloi se ‘’për cilat shtete e kishte fjalën’’.

“Dua të falënderoj ambasadorët e atyre vendeve që morën këtë rrezik. Këto vende e dinë se cilët janë, por nuk mund t’i zbuloj. Ndryshe nga politikanët e tjerë, nuk do t’i rendis”, shtoi ai.

‘’Rusia tashmë është e vetëdijshme për faktin se ushtarët e NATO-s po veprojnë në Ukrainë, sepse “është e pamundur të fshihet’’, deklaroi zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

‘’SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore po zhvillojnë një luftë hibride kundër Rusisë me pjesëmarrjen e instruktorëve të forcave speciale, ekspertëve, specialistëve nga departamentet përkatëse ushtarake të vendeve të NATO-s”, shtoi Zakharova.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like