VARSHAVË – Polonia shkatërron katër monumente të tjera të epokës komuniste

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Polonia shkatërroi katër monumente të tjera të epokës komuniste që përkujtonin arritjet e Ushtrisë së Kuqe.

Përkujtimoret kishin qenë simbole të një sistemi fryma e të cilit u pasqyrua në veprimet aktuale të Rusisë, deklaroi kreu i Institutit për Kujtimin Kombëtar (IPN), Karol Nawrocki.

Ushtria e Kuqe është një term i përdorur për të përshkruar shumicën e forcave të Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1946.

Sipas IPN, rreth 500 memorialë u ngritën në vende publike në të gjithë Poloninë gjatë epokës komuniste.

Shumë prej këtyre monumenteve të ushtarëve që kishin luftuar kundër trupave naziste gjermane janë shkatërruar ose janë zhvendosur në muze.

Nga ana tjetër, varrezat ushtarake të të rënëve të Ushtrisë së Kuqe menaxhohen nga shteti.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakInflacioni i rritur, Ibrahimaj: Politika që adresojnë problematikat dhe nuk cenojnë ekonominë

You may also like