VARSHAVË – Polakët reduktojnë shpenzimet pas rritjes së inflacionit dhe çmimeve

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 15 shtator /ATSH-PAP/- Shumica e polakëve kanë shkurtuar buxhetet e tyre familjare për shkak të rritjes së çmimeve të nxitura nga inflacioni, sipas një sondazhi të publikuar sot në gazetën “Rzeczpospolita”.

Sipas sondazhit të kryer nga kompania e shërbimeve të informacionit “NielsenIQ”, 60% e të anketuarve kanë reduktuar shpenzimet e tyre bazë, 40 për qind blejnë vetëm produktet më të lira dhe 32 për qind besojnë se inflacioni dhe çmimet e larta do të vazhdojnë për një kohë të gjatë edhe pas vitit 2023.

Dyzet e nëntë përqind e të pyeturve thanë se nuk ishin të sigurt nëse do të ishin në gjendje të financonin nevojat e tyre ditore.

Në një koment, “Rzeczpospolita” vuri në dukje se megjithëse çmimet ishin rritur me mbi 20 përqind, kulmi i inflacionit nuk kishte ardhur ende pasi pritej në fund të tetorit dhe nëntorit.

Duke cituar një ekspert bankar, gazeta theksoi se megjithëse çmimet në rritje ishin të pashmangshme, ato nuk do të ishin aq larta sa në gjysmën e parë të vitit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like