Varrimi i Prigozhin-it, pa mikun Putin “në lamtumirë” – Shqip

by admin
Spread the love

Bosi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin është varrosur në një funeral privat në një varrezë në Shën Petersburg, njoftoi ekipi i tij mediatik.

Një “ceremoni e lamtumirës” për shefin Wagner, i cili vdiq në një aksident avioni javën e kaluar, u mbajt me dyer të mbyllura, thanë zëdhënësit e tij në një deklaratë në mediat sociale të martën.

“Ata që duan t’i thonë lamtumirë” liderit mercenar duhet të shkojnë në varrezat Porohovskoe në Shën Petersburg, vendlindja e tij”, thuhet në deklaratë.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të marrë pjesë në funeralin e liderit të mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, njoftoi Kremlini më herët sot.

Hetuesit thanë të dielën se testet gjenetike konfirmuan se Prigozhin ishte ndër 10 që vdiqën në aksident.

Krimea hodhi poshtë si një “gënjeshtër absolute” sugjerimin e disa politikanëve dhe komentuesve perëndimorë se Putin kishte urdhëruar që Prigozhin të vritej për hakmarrje. /tesheshi.com/

You may also like