Vandalizohet tabela e parkut Ukraina në Çair, reagon kryetari Visar Ganiu – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, e ka dënuar ashpër vandalizimin e tabeles me emrin e Parkut Ukraina, pranë objektit komunal.

Rasti është denoncuar në polici, ndërsa nuk dihen autorët e ngjarjes.

“Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabeles me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në terrotorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal. Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqësore siç është Parku Ukraina, që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend. Rastin në fjalë ne tanimë e kemi denoncuar tek organet e rendit dhe kërkojmë që sa më shpejt autorët të identifikohen dhe të marrin ndëshkimin e merituar”, ka shkruar Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

You may also like