Van Gaal sulmon FIFA-n: Në Katar ishte gjithçka e vendosur, Messi duhej ta fitonte Kupën e Botës

by admin
Spread the love

Louis van Gaal nuk i pëlqeu aspak eliminimi i pësuar në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Një sfidë e tensionuar, e vendosur vetëm nga penalltitë dhe e karakterizuar nga shumë momente tensioni, përfshirë përballjen mes trajnerit holandez dhe ylli argjentinas Lionel Messit.

Sot, Van Gaal sulmoi FIFA-n duke deklaruar hapur se fitorja e skuadrës së Scalonit ishte vendosur që përpara se të niste Kupa e Botës, Katar 2022.

“Shikoni pamjet si shënoi Argjentina, si shënuam ne dhe si argjentinasve iu dha gjithçka pa sanksione. Unë mendoj se gjithçka ishte e paramenduar. Mendoj gjithçka që them. A duhej Messi të bëhej kampion bote? Unë vërtet mendoj kështu.”-tha ai.


Top Channel

You may also like