Van Gaal: Mund të fitojmë Botërorin, jemi më të fortë se në vitin 2014

by admin
Spread the love

Në prag të debutimit në Kupën e Botës përballë Senegalit, trajneri i Holandës Louis Van Gaal ka analizuar në një konferencë për shtyp gjendjen e skuadrës së tij dhe rreziqet që mbart sfida ndaj afrikanëve.

“Senegali është kampioni i Afrikës dhe nuk do të jetë e lehtë. Mungon Sadio Mané, ndërsa për ne nuk do të luajë Memphis Depay. Jam një tifoz i Manes. Kur isha trajner i Manchester United tentova ta blija. Mendoj që është një mungesë e madhe për Senegalin, por edhe neve na mungon lojtari me më shumë gola dhe asiste.

I kam vendosur titullarët e ndeshjes së nesërme. Nuk ishte një vendim i vështirë. Në vitin 2014 u renditëm të tretët me një skuadër me cilësi inferiore krahasuar me këtë aktualen. Besoj që mund të fitojmë Kupën e Botës.

Mendoj që Spanja është mes favoriteve për të fituar Botërorin, jo vetëm për mënyrën si luan por edhe për trajnerin. Sepse Luis Enrique ishte një lojtar tek i cili mund të kishe gjithmonë besim”, ka thënë Van Gaal. / Oversport.tv

You may also like