Valon Berisha në fushë, kaos në derbin e Melbourne-it, gjakoset portieri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skena të shëmtuara absolutisht të papranueshme në Derbin e Melbournit mes City-t dhe Victory-t. Ndeshja e kampionatit australian u ndërpre rreth minutës së 20-të pasi tifozët pushtuan fushën dhe goditën portierin e Melbourne City-t, Glover, i cili u gjakos nga tifozët kundërshtarë.

Melbourne City, ku ishte aktivizuar titullar mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, por udhëhiqte 1-0 këtë derbi me gol të O’Neill në minutën e 11-të, kur ndodhi dhe episodi i shëmtuar.

Të dy grupet e tifozëve kishin hedhur fishekzjarrë në fushë, por situata u përshkallëzua kur u shfaq një flakadan që goditi një kameraman të Channel 10, më pas situata precipitoi kur Glover mori një tjetër flakadan nga toka dhe e hodhi përsëri në tribunë.

Tifozët e Melbourne Victory çanë rrethimin duke goditur pa mëshirë portierin Glover me një kovë metalikë të mbushur me flakadanë, duke i shkaktuar madje gjakderdhje.

Gjyqtari i ndeshjes nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të tërhiqte lojtarët nga fusha dhe të pezullonte lojën, përpara se ajo të ndërpritej përfundimisht pak më vonë.


Top Channel

You may also like