Valon Berisha: “Aro na ka mbrojtë dy herë, fantazi”

by admin
Spread the love

Kosova e mbylli fushatën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” sonte me barazim ndaj Greqisë, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes ka folur ylli i Reims, Valon Berisha.

“Një mënyrë e kallzuam vullnetin tonë me fitu lojën, dhe si synim e kemi me fitu lojën. Edhe Aro na ka mbrojtë dy herë, fantazi” – tha fillimisht Berisha.

“I kena pasë dy vjet të vështira, duhet me ja nis prej 0, dhe çdo lojtarë duhet me lujtë me ekipe të veta me kanë fit” – shtoi Berisha, përcjell Insporti.

“I vetmi problem është që ata lujtën me 5 mbrojtësa, besoj që u kanë një lojë e mirë por ma mirë me fitu” – përfundoi Berisha.

Kosova e mbyll këtë aventurë në Kupën e Botës me 5 pikë në fundin e tabelës, derisa Greqia u rendit e treta me 10 sosh./Insporti.com

You may also like