Uzuni rikthehet te goli, shpejtësia dhe shënjestra s’e lënë në baltë sulmuesin

by admin
Spread the love

Myrto Uzuni rikthehet te goli pas katër ndeshjesh në LaLiga 2. Sulmuesi i kombëtares realizoi golin numër 21 në këtë sezon teksa shënoi të dytin për Grandaën në ndeshjen që këta të fundit po luajnë në shtëpi ndaj Las Palmas.

Në minutën e 41-të, 27-vjeçari u shkëput bukur nga mbrojtësit kundërshtarë teksa ishte i pakapshëm duke shfrytëzuar shpejtësinë që e karakterizon.

Në duelin një për një me portierin kundërshtar, Uzuni nuk fali dhe tundi rrjetën e kundërshtarëve.

Në këtë formë, Uzuni konfirmon sezonin më të mirë në karrierë teksa Granada e udhëhequr nga shqiptari është pranë rikthimit në elitën spanjolle.

Nëse ia del të ruajë deri në fund fitoren, Granada do të renditej në vendin e dytë me 64 pikë duke parakaluar në klasifikim pikërisht Las Palmas.


Top Channel

You may also like