Ushtria e Izraelit urdhëron palestinezët të largohen nga shtëpitë para pushtimit tokësor në Gaza (fotot)

by admin
Spread the love

Izraeli njoftonte gjithashtu se ka vrare dy komandantë të grupit militant Hamas.

Qe dje ushtria izraelite nisi te paralajmëronte 1.1 milionë njerëzit që jetojnë në veri të Rripit të Gazës të largoheshin para “sulmit të ushtrisë” që do të ndodhtë “nga një moment në tjetrin”.

Rrjedhimisht mijëra njerëz largoheshin drejt jugut dhe më tej drejt kufirit me Egjiptin duke braktisur tokat e tyre pas bombardimeve dhe kërcënimeve.

Sot ushtria njoftoi se kishte zgjatur kohën e largimit ndërsa shtonte se kishte vrarë dy komandantë të lëvizjes Hamas.

“Ju informojmë se ushtria do të lejojë lëvizjen në rrugët e përcaktuara pa lëndime në oraret  10:00-16:00,” tha një zëdhënës.

Familje të trembura shiheshin që largoheshin sipas urdhrave të ushtrisë në makina kamionë e karroca, të ngarkuara me sende shtëpiake e zotërime personale.

Prej ditësh Izraeli bombardon Gazan nga ajri në hakmarrje ndaj sulmeve të paprecedenta të Hamas brenda kolonive izraelite që shkaktuan qindra të vdekur te dielen.

Të paktën 2,200 palestinezë janë varë gjatë bombardimeve  në zonën e mbipopulluar të Gazës, mes të cilave qindra fëmijë.

OKB ka paralajmëruar se Gaza po kthehet në një vend ferri dhe është në prag të katastrofës.

Mes të tjera tragjedive raportohej se një karvan prej 70 të larguarish u godit nga një sulm ajror izraelit, për të cilin ushtria izraelite tha se po bën hetime.

Mes 12 të vrarëve kishte dhe fëmijë, njoftonte rrjeti BBC.

Ushtria raportonte sot se kishte vrarë në një sulm me dron Ali Qadhi – një komandant i Hamas që sipas tyre kishte drejtuar sulmet ndaj Izraelit.