Ushtari amerikan dezerton në Korenë e Veriut: Të mitë më diskrimonin!

by admin
Spread the love

Një ushtar amerikan ka dezertuar në Korenë e Veriut dhe arsyeja sipas atij vetë, ishte racizmi me të cilin përballej në ushtri.

Media shtetërore e vendit komunist njoftoi se dezertimi i Travis King i detyrohej “keqtrajtimit dhe diskriminimit me të cilin po përballej. Ky ishte dhe konfirmimi i parë zyrtar i Penianit se Koreja e Veriut është duke e mbajtur ushtarin amerikan. 23-vjeçari pritej të kthehej në Amerikë, por në vend të kësaj, ai u largua nga aeroporti kryesor i Koresë së Jugut, iu bashkua një grupi turistësh drejt Zonës së Çmilitarizuar Koreane dhe e kaloi me vrap kufirin muajin e kaluar.

Washingtoni thotë se nuk ka mundur t`i verifikojë pretendimet e palës koreano-veriore. Ato u shfaqën në një deklaratë të publikuar deri më tani vetëm nga agjencia KCNA. Shqetësime të mëdha kanë rrethuar mirëqenien e ushtarit, nga i cili nuk dihej më asgjë që prej kalimit të kufirit në 18 korrik.

Shtetet e Bashkuara patën thënë sidoqoftë se King e kishte kaluar kufirin në Zonën e Përbashkët të Sigurisë të Zonës së Çmilitarizuar, e cila e ndan Veriun me Jugun, “pa autorizim dhe me dëshirën e tij.

Travis King u rrëfye se kishte vendosur të vinte në Republikën Demokratike të Popullit të Koresë së Veriut (DRPK), pasi kishte përjetuar keqtrajtime çnjerëzore dhe diskriminim racor brenda ushtrisë amerikane”, raportoi agjencia shtetërore e Koresë së Veriut, duke iu referuar Veriut me emrin zyrtar.

King “erdhi për t’u mbajtur nën kontrollin e ushtarëve të Ushtrisë së Popullit Korean”, pasi e kaloi kufirin, sipas saj. Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila e vëzhgon armëpushimin i cili i dha fund luftimeve në Luftën Koreane, konfirmoi muajin e kaluar se kishte nisur bisedimet me Korenë e Veriut për 23-vjeçarin.


Top Channel

You may also like