Urimi i Behgjet Pacollit në ditëlindjen e bashkëshortes: I jam gjithmonë mirënjohës

by admin
Spread the love

Masha Pacolli, tashmë për audiencën shqiptare është bërë e njohur si bashkëshortja e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit.

Ky i fundit me rastin e ditëlindjes së gruas së tij ka bërë një postim në rrjete sociale duke ia dedikuar fjalët më të bukura

Ai thekson se i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë, e veçanërisht për edukimin e fëmijëve të tyre.


“Sot festuam ditëlindjen e shoqes time, Mashës. I jam gjithmonë mirënjohës Mashës për gjithçka që ka bërë për ne dhe veçanërisht në ngritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë”.

“Masha të jetoj edhe 100 vjet të mbara”, kanë qenë fjalët e Pacollit përkrah një fotografie të përbashkët me Mashën.

Behgjeti është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).

Kujtojmë që ai më parë ka qenë i martuar me artisten italiane me origjinë shqiptare, Ana Oxa.


You may also like