Universiteti i Tetovës shënoi datën 11 shkurt duke njohur kontributin e grave dhe vajza në shkencë

by admin
Spread the love





Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, me rastin e 11 Shkurtit – Ditës ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë, ndau mirënjohje për një pjesë të përzgjedhur të stafit për kontributin e tyre të dhënë në shkencë. Bazë për këtë përzgjedhje ka shërbyer pikërisht numri më i madh i citimeve të punimeve shkencore gjatë vitit 2022. Në këtë takim, ai u shoqërua edhe nga Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, përgjegjësja e Zyrës për Evaluim, Doc. Dr. Sheruze Osmani-Ballazhi, përgjegjësja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri dhe drejtoresha e Parkut Teknologjik, Artina Kamberi.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti theksoi se ne si universitet në vazhdimësi kemi dhënë kontribut për të motivuar dhe stimuluar punën hulumtuese shkencore, madje ky do të jetë një prej prioriteteve tona kryesore edhe në të ardhmen. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për punën ndër vite duke siguruar se mbështetja nga ana e universitetit nuk do të mungojë, dhe pikërisht takimi i sotshëm shërben për ta vërtetuar këtë.
Pjesëmarrëset në këtë takim shprehën falënderimet e tyre për stafin udhëheqës të Universitetit, për vlerësimin që u kanë bërë atyre për kontributin e dhënë në shkencë.

Data 11 shkurt, e caktuar me rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 22 dhjetor 2015 si datë e njohjes së rolit të rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë, shërben për të ndërgjegjësuar femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e shkencës.







Artikulli paraprakSeancë e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Artikulli tjetërNjerëzit notojnë përmes dritareve për t’u shpëtuar përmbytjeve në Zelandën e Re




You may also like